Ndahet nga jeta inxhinieri i njohur dhe themeluesi i akrobacisë shqiptare, Abdyl Karakashi

11 months ago 29
Reklamë

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare, Inxhinier Abdyl Karakashi, veteran i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe një nga themeluesit e industrisë mekanike në Shqipëri. Inxhinier Karakashi njihet për realizime novacionesh të shumta në fushën e inxhinierisë mekanike për të cilat iu akordua titulli “Hero i Punës”.

Por inxhinieri i shquar ishte gjithashtu një nga themeluesit e akrobacisë shqiptare të ushtruar fillimisht në Estradën e Kufirit e më pas në Estradën dhe Cirkun e Tiranës, pa shkëputje nga puna në kombinatin e autotraktorëve.

Nëntori i vitit 1959 shënon lindjen e Cirkut Shqiptar dhe kjo datë lidhet me shfaqjen e parë të mirëfilltë, të titulluar ‘Shkopi Magjik’. Për vite me radhë cirku njohu kohë të arta dhe një publik që ndiqte me dëshirë artistë të njohur. Një ndër figurat që ngritën në kult këtë art ishte edhe inxhinier Abdyl Karakashi. Abdyl Karakashi mban titullin “Kampion gjimnastike” në shumë vegla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article