Ndahet nga jeta shkrimtari, poeti dhe pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Musa Yshka

10 months ago 35

U nda sot nga jeta shkrimtari, poeti dhe pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Musa Yshka.

I lindur ne Elbasan me 28 qershor 1942 u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë 1960-1964. Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik te Elbasanit ishte pedagog i Letërsie. Ai ka ushtruar profesionin e gazetarit. Nga 1981-1991 Yshka ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit, libretist në Teatrin “Skampa”. Me 1992 ai u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri me 2002 që doli në pension.

Themelues i gazetes “Fjala e lirë”, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit 1992-1996. Më 2022-ën është nderuar me titullin “Nderi i qarkut të Elbasanit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article