“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

4 months ago 4
Reklamë

Presidentja Vjosa Osmani e ka përballur të hënën homologun serb, Aleksandar Vuçiq, me krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Dhunimet, krimet dhe masakrat serbe ishin ndër çështjet që Osmani i përmendi në Këshill të Sigurimit, e përcjellëse me të ishte edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale.

Ajo gjithashtu, i kërkoi Vuçiqit që të ndalej për një moment dhe t’i kërkojë falje viktimave të regjimit të Milloshoveqit.

“Viktimat e atij regjimi janë këtu, ndalu një moment dhe kërkoju falje nëse ka sadopak njerëzillëk në vete”, ishin ndër fjalët e Vjosës drejtuar homologut serb.

Por, siç duket ky moment ka zgjuar vëmendjen e shumtë edhe tek figurat e njohura dhe ishte po ashtu edhe babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu i cili e shpërndau këtë moment të presidentes Osmani në rrjetin social Instagram.

Sahatçiu e duartrokiti presidenten Osmani për ballafaqimin që i bëri ajo presidentit serb të hënën në OKB. /Telegrafi/

Peace requires dealing with the past.

Some of the victims of the regime which Vucic served, were sitting right next to me.

This was the chance to show them and the rest of the world, whether there is a glimpse of humanity left in him.

Once again, instead of dealing with the… pic.twitter.com/SZ995I3GvB

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 22, 2024

Read Entire Article