Ndërron jetë Dumbeldore i “Harry Potter”

11 months ago 23
Reklamë
23:22 28/09/2023

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë

Aktori Michahel Gambon që u bë i njohur për botën për rolin e tij të Albus Dumbledore në “Harry Potter” ka ndërruar jetë këtë të enjte në moshën 82-vjeçarë.

Vetë familja e tij në një deklaratë, kanë njoftuar që ai ndërroi jetë në spital. Megjithëse, filmi fiction i Harry Potter, e ka bërë atë të pavdekshëm. Por karriera e aktorit ka nisur që më 1960, ndërsa u tërhoq nga skena më 2015, pasi vuante nga kujtesa afatgjatë.

Gambon është fitues i katër çmimeve BAFTA, dhe tre çmimeve Oliver, për rolet e shumta që ai i ka luajtur prej vitesh në ekran. Rolet e shquara të filmit përfshijnë një udhëheqës të turmës në filmin e Peter Greenaway “The Cook, The Thief, His Wife & Her Lover” në 1989 dhe mbreti i moshuar George V në “The King’s Speech” të Tom Hooper në 2010.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article