“Ndëshkim Serbisë”, Kurti raporton për takimet në Bruksel: Kemi arritur vetëm një marrëveshje, sjell njohjen de-facto të Kosovës. Ja si reagon opozita në Kuvend

10 months ago 7
Reklamë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po raporton sot në Kuvend për takimet e tij në Bruksel, ku vëmendja ishte te dialogu Prishtinë-Beograd.

Kurti tha para deputetëve se është arritur vetëm një marrëveshje mes palëve, ajo që sipas tij sjell njohjen de-facto të Kosovës, nga Serbia.

“Kemi arritur vetëm një marrëveshje, që sjell njohjen de-facto të Kosovës. Ne ofruam të nënshkruam marrëveshjen bazë të Brukselit dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes.”, tha Kurti. Mes të tjerash ai tha se pala kosovare në takime me krerët e lartë të BE, ka kërkuar ndëshkimin e Serbisë për agresionin në Veri të Kosovës ku mbeti i vrarë një efektiv policie.

Ndërkohë, gjatë fjalës së në foltoren e Kuvendit ishte Kurti, deputetët e opozitës në shenjë kundërshtie i binin tavolinave dhe bënin në kor ovacione ironizuese.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article