Ndizen qirinj në vendin e punës së Liridona Ademajt, deputeti suedez: Person i mrekullueshëm, vlerësohej nga të gjithë

9 months ago 20
Reklamë

Në kafenenë ku ka punuar Liridona Ademaj në Suedi, janë ndezur qirinj në nderim të saj pasi ajo u vra me armë zjarri në Prishtinë para disa ditësh.

Deputeti i parlamentit suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e Liridona Ademaj në Suedi, nga ku shprehu ngushëllimet duke theksuar se e reja nga Kosova ishte person i mrekullueshëm.

Me anë të një postimi në platformën “X”, ai u shpreh: “Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi.

Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article