Ndryshon rezoluta e KS së OKB-së për Gazën, tani SHBA-ja mund ta heq veton

10 months ago 18

Votimi i një rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gazën sërish është vonuar për një ditë, por Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë të drejtën e vetos, kanë arritur synimet që dëshironin dhe tani kanë rënë dakord për ta mbështetur propozimin e Emiratet të Bashkuara Arabe.

Teksti i ndryshuar i rezolutës nuk zvogëlon kontrollet e Izraelit mbi të gjitha dërgesat e ndihmës për 2.3 milionë njerëz në Gazë, raporton  skynews.

Kjo do të thotë se Izraeli do të vazhdojë të monitorojë rreptë dërgesat e kufizuara të ndihmës për Gazën përmes pikë kalimit kufitar Rafah, Egjipt dhe kalimit të Kerem Shalom nën kontrollin e Izraelit.

Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB, deklaroi para gazetarëve se ishte “një rezolutë që ne mund të mbështesnim”, por nuk konfirmoi hapur se do të votonin në këtë mënyrë.

Megjithatë, votimi u shty për sot pasi Rusia dhe disa anëtarë të tjerë të këshillit ankoheshin gjatë diskutimeve të mbyllura pasi ndryshimet po bëheshin për të kënaqur Uashingtonin, thanë diplomatët.

SHBA-të kundërshtonin propozim që Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, të vendosë një mekanizëm monitorimi në Gazë.

Në vend të kësaj, teksti i ndryshuar i rezolutës kërkon që Guterres të emërojë një koordinator të lartë humanitar dhe të rindërtimit për të vendosur një mekanizëm të OKB-së për shpejtësimin e ndihmave për Gazën përmes vendeve që nuk janë pjesë e konfliktit.

Koordinatori do të ketë përgjegjësi gjithashtu “për të lehtësuar, koordinuar, monitoruar dhe verifikuar në Gazë, sipas nevojës, natyrën humanitare” të të gjitha ndihmave.

Ndryshe, Izraeli nisi një ofensivë ndaj militantëve të Hamasit pas sulmeve të këtyre të fundit më 7 tetor në territoret izraelite. /Telegrafi/

Read Entire Article