“Në fakt, Houdini ishte person real”, Dua Lipa korrigjon prezantuesen italiane

11 months ago 15
22:54 13/11/2023

Dua Lipa mbeti pa fjalë gjatë një interviste ku po promovonte këngën e saj të re, kur prezantuesja e ngatërroi Houdini-n me një figurë nga Bibla. E ftuar në stacionin radiofonik italian RDS, këngëtarja u pyet nëse e kishte lexuar ndonjëherë historinë biblike.

“Në fakt, Houdini ishte person real”, u përgjigj ajo e çuditur nga pyetja.  

Më pas, Dua vijoi të përshkruante sesi kishte qenë gjithnjë e magjepsur nga magji, fantazia dhe sesi ajo mund të bëhet realitet.

“Houdini” është kënga e parë nga albumi i tretë në studio i këngëtares me origjinë shqiptare, që pritet të publikohet në vitin 2024. Titulli për këngën është frymëzuar nga magjistari i madh Harry Houdini, i cili u bë i famshëm duke u hedhur në lumë me pranga./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article