“Në kuadër të dashurisë”/ Mbahet premiera e filmit në Pallatin e Kongreseve

11 months ago 29
Reklamë

Premiera “Në kuadër të dashurisë”, filmi i parë i Top Channel Films, u shfaq në pallatin e Kongreseve mbrëmjen e të hënës.

Filmi me protagonist kryesor Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocionesh të shumta, ku një numër I madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bën dhe fotografi me fansat e tyre.
E para që parakaloi në tapet ishte Sara Hoxha e cila në këtë komedi luan rolin e Arias.

“Kur kamerat janë aty ti nuk je vetvetja. Më e vështirë ishte të kuptoje ca kërkonte regjisori, por unë arrita ta bëja”, tha ajo.

E më pas pjesa tjetër e aktorëve.

Dy aktorët protagonist të kësaj premiere ishin ata të që mbyllën këtë pritje madhështore. Fillimisht ajo që parakaloi në tapetin e kuq ishte Olta Gixhari, e cila theksoi se me këtë prodhim top Channel ka nisur një etapë të re.

“Ka nisur një etapë e re për ne dhe për Top Channel. E gjitha kjo që po ndodh sot është madhështore. Çfarë ka Hollëood më shumë se kaq. Presim që një aktor ta shijojë filmin”, tha ajo.

I fundit por jo më pak I rëndësishmi ishte Luiz Ejllit. Ai nënvizoi se ky film I përket publikut.

“Falë jush është këtu. Ata thonë është filmi i Luizit dhe i Oltës por ai është filmi juaj”, tha Luizi.

Ndërkohë projekte të tjera pritet të realizohen nga Top Channel.

Premiera do të vazhdojë të shfaqet edhe në datat 10 dhe 11 tetor dhe biletat mund ti gjeni pranë pallatit të kongreseve por edhe në films.top-channel.tv

Top Channel

Read Entire Article