Në mbështetje të Cristiano Ronaldos – Georgina Rodriguez duket në formë të mirë në fotografitë nga stadiumi

11 months ago 28

Ajo është njëra nga përkraheset më të mëdha të bashkëshortit të saj, Cristiano Ronaldo.

Fjala është për Georgina Rodriguez, e cila tashmë është e rregullt në ndeshjet që zhvillon ekipi i partnerit të saj, Al Nassr.

Bukuroshja edhe në natën e sotme (e martë) ka marrë vëmendje duke pozuar nga stadiumi në mbështetje të yllit të futbollit.

Foto: Instagram

Al Nassr ndërkohë luan kundrejt Al-Duhail dhe ka fituar 4 me 3.

Rodriguez shpesh është bërë temë diskutimi në tabloidet ndërkombëtare për mënyrën se si vishet.

Foto: Instagram

Dyshja momentalisht ndodhen në Arabinë Saudite, me Ronaldon që është transferuar te Al-Nassr pasi u largua nga Manchester United përpara Kupës së Botës.

Georgina dhe Ronaldo theksojmë se janë bashkë prej vitesh dhe kanë dy fëmijë: Alana Martina dhe Bella Esmeralda.


Ronaldo është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë të lindur nga dy nëna surrogate. /Telegrafi/

Read Entire Article