“Në mbi 30 vite problem, vjedhja e zgjedhjeve”/ Takimi mes Bardhit dhe Berishës, analisti Burimi: Aleancë afatgjate dhe serioze!

1 year ago 57
Reklamë

Analisti Genc Burimi komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe tek takimet e zhvilluara mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Gazment Bardhit.

Sipas tij kjo aleancë pritet të jetë afatgjate, pasi është dukur serioze sa i përket qëllimeve të përbashkëta.

“Thembra e Akilit’ në Shqipëri që asnjë nuk po i gjen derman është mosnjohjes së zgjedhjeve. E vetmja dosje me jehonë për zgjedhjet është dosja Beleri dhe kjo është një turp. Në 33 vite vidhen zgjedhjet, ka manipulime nga të dyja palët në Kuvend dhe nuk ka asnjë reagim. Pra ka një ngjarje shumë më të madhe dhe akoma nuk po bëhet problem”, tha ndër të tjera Burimi.

Gjithashtu ai shtoi se drejtësia duhet të reagojë për fenomenin e vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri.

“Edhe po të jetë nesër PS në opozitë, nuk do t’ja njohë kurrë fitoren”, tha ai. Ndër të tjera ai shtoi se diskursi i Ramës është e njëjtë me diskursin e Turqisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article