Në ndihmë të turizmit/ Edhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja kërkon të kontribuojë

9 months ago 22
Reklamë

Biznesi dhe universiteti u mblodhen në një tryezë me qëllim furnizimin e tregut të punës me fuqi punëtore.

Në një kohë kur vendin tonë e kanë vizituar mbi 8 milionë vizitorë dhe kur sektori i turizmit ka etje për profesionistë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizoi takimin “Industria e Turizmit në Shqipëri dhe nevojat e saj për profesionistë”.

Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Dekane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: Kjo veprimtari ka për qëllim të afrojë sa më shumë tregun e punës në industrinë e turizmit me botën universitare, të prezantojë mundësitë e bizneseve vendase që operojnë në turizëm për punësimin e studentëve të diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është një institucion që përfaqëson një larmi të gjerë gjuhësh e kulturash dhe që përgatit studentët e tij në disa profesione si :

1. Mediatorë gjuhësorë e ndërkulturorë, operatorë dhe kuratorë të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në entet lokale: zyra Info Point të Ministrisë ose Bashkisë, në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase;
2. Guidë turistike, guidë/interpret i fushës kulturore, si shoqërues për grupe turistike brenda dhe jashtë vendit;
3. Përkthyes e interpretë në institucione publike dhe private;
4. Punonjës në mediet e ndryshme të shkruara dhe elektronike.
5. Programues dhe përdorues i chatbots-eve, i Neural Netëorks;
6. Specialistë në përkthimin automatik dhe semi-automatik;
7. Specialistë për editimin e produkteve të informacionit dhe multimedias;
8. Specialistë në shërbimin me klientët në ndërmarrje;
Në vitet e fundit ku Shqipëria ka marr një zhvillim të madh në fushën e turizmit, vihet re një kërkesë e shtuar për profesionistë në këtë sektor, por nga ana tjetër vërehet një mungesë interesi e të rinjve për këto profesione.
• Mundësive të punësimit: Bizneset mund të prezantojnë pozicionet e lira të punës dhe nevojat e tyre të konkretizuara për të punësuar studentët me njohuri të gjuhëve të huaja.
• Stazheve dhe praktikave mësimore: Diskutim mbi mundësitë e stazheve dhe praktikave në këto biznese.
• Mjeteve dhe burimeve të nevojshme: Bizneset mund të tregojnë se çfarë resursesh kanë në dispozicion për trajnimin dhe përgatitjen e studentëve.
• Nxitjes së bashkëpunimit nëpërmjet leksioneve të hapura/trajnimeve: Mundësitë për organizmin e një kalendari me leksione të hapura e trajnime nga bizneset në FGJH.
• Ngritja e një platforme digjitale për ndërveprimin “Biznes – FGJH”: Ngritja e kësaj platforme digjitale për ndërveprim të bizneseve është një projekt ambicioz që mund të sjellë shumë avantazhe për komunitetin e biznesit në bashkëpunimin dhe ndërveprimin me Fakultetin tonë.
– Regjistrimi i përdoruesve;
– Profilet e biznesit sipas industrisë dhe kërkesat specifike gjuhësore;
– Postime pune, praktika dhe mundësi projektesh për studentët;
– Algoritmi për të përputhur studentët me bizneset bazuar në nevojat dhe preferencat gjuhësore.

Top Channel

Read Entire Article