“Në një shtëpi diskografike më mbyllën derën për shkak të origjinës”, Eleni Foureira flet për racizmin ndaj shqiptarëve në Greqi

10 months ago 23
Reklamë
13:00 02/11/2023

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka dhënë së fundmi një intervistë në Greqi  ku ka folur edhe për fillimet e vështira në rrugën e muzikës.

36-vjeçarja ka folur për origjinën dhe arsyen pse vendosi ta mbante të fshehtë.

Kur isha 19 vjeç erdha në Greqi dhe duke u rritur këtu, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria, të shanin disi, por nuk e kuptoja pse. Duke u rritur, kjo filloi të më pengonte sepse sa herë kur isha në një grup dhe u thoja se jam nga Shqipëria, i shikoja se si do të reagonin.

Ajo kujton edhe një episod kur është ndjerë e diskriminuar për shkak të origjinës shqiptare.

Kur shkova në një shtëpi diskografike dhe më mbyllën derën, më thane. Eja tani, shqiptari do të bëjë karrierë! Por gjërat kanë ndryshuar, jam shumë e lumtur.

Eleni Foureira ose Entela Fureraj është më origjinë nga Fieri. Përveç origjinës, publiku shqiptar e njeh atë për hitet e saj dhe performancën elektrizuese në Eurovizion në vitin 2018 kur përfaqësoi Qipron.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article