Në “ofensivë” nga toka dhe ajri/ Asgjësohen 15 mijë bimë kanabis, ministri Balla: Kemi shtuar operacionet anti-drogë në zonat me rrezikshmëri të lartë

3 months ago 5

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e fundit anti-drogë të ndërmarra në shumë territore të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se është shtuan numri i operacioneve në zonat me rrezikshmëri të lartë.

Postimi i plotë:
Operacioni antikanabis “Territori i Pastër”, Balla: Policia vijon goditjet intensive. Asgjesohen 15 mijë bimë narkotike
Policia e Shtetit, javët e fundit, ka shpeshtuar operacionet antikanabis në zonat me risk të lartë.
Në 24 orët e fundit, në gjithë territorin e vendit, operacionet janë zhvilluar jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri përmes helikopterit, me qëllim goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
“Përgëzime Policisë së Shtetit Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Skrapar, Krujë, Kurbin dhe Peqin, për asgjësimin e rreth 15 mijë bimëve narkotike, si dhe vënien para drejtësisë së shtetasve që ushtronin këtë veprimtari kriminale”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article