“Ne” rikthehet me episodin e 15-të – plot që qeshura dhe situata komike me “shtatzëninë” e Ferides

4 months ago 14
Reklamë

Seriali komik “Ne”, i cili është bërë i dashur për publikun falë portretizimit të sinqertë dhe humoristik të jetës së grave, dhe ka rikthyer gëzimin dhe të qeshurat me episodin e tij të 15-të.

Në këtë episod të ri, vëmendja është përqendruar tek një nga personazhet kryesore, Feridja, e cila përballet me një situatë të papritur dhe të ndërlikuar.

Me shpresën e madhe për të ngelur shtatzënë, Feridja pëson një zhgënjim që shkakton një varg ngjarjesh qesharake.

Gjithçka fillon kur ajo merr një rezultat të rrejshëm pozitiv të shtatzënisë për shkak të një ngatërrimi në rezultatet e analizave të laboratorit. Ky keqkuptim i çon bashkëpunëtoret e Ferides në një valë aktesh të mirësisë, ku ato nxitohen të blejnë dhurata për të.

Megjithatë, ngatërrimi zbulohet kur stafi i laboratorit e kontakton Feriden për t’i njoftuar se analizat e saj janë ngatërruar me dikë tjetër.

Ky lajm i papritur shkakton një seri reagimesh dhe përmbysje të situatave të ngjashme me një domino qesharake, ku çdo pjesë ka rolin e vet në zinxhirin e ngjarjeve komike. /Telegrafi/

Read Entire Article