Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova futet banori më i ri, këngëtari Domenik

11 months ago 34

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, të premten është futur një banor i ri.

Ai është këngëtari i njohur Domenik, afrikano-zivceriani i cili këndon në gjuhën shqipe.

“Përshëndetje, unë jam Domenik. Jetoj në Zvicër, në Cyrih edhe unë kam ardhur këtu për të fituar”, u shpreh këngëtari.

“Unë jam shumë simpatik, bëj shumë hajgare. Dhe jam beqar po”, vazhdoi më tutje Domenik në klipin e tij prezantues.

Ai hyri i shoqëruar nga këngëtarët rapsodikë ‘Zhutat’, të cilët erdhën si një befasi për banorët pas mbarimit të spektaklit të premten.

Përndryshe, të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë, u eliminua këngëtarja Brikenda Karricaj. /Telegrafi/

Read Entire Article