Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova futet banorja më e re, bukuroshja e quajtur Kader

11 months ago 29

Në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, të premten është futur banorja më e re.

Ajo është “Miss Prizreni 2016” e quajtur Kader Kicaj, e cila është një modele që ka pozuar për fushata reklamuese të brendeve të ndryshme vendore.

Në klipin prezantues, Kader e prezantoi veten si person me karakter të fortë dhe një person që mund të duhet nga të gjithë.

Me të hyrë në shtëpinë e BBVK ajo është mirëpritur ngrohtë nga banorët, në veçanti gjinia mashkullore të cilët e kanë komplimentruar për pamjen e jashtme.

KA qenë humoristi Gani Gërmia ai i cili është ngritur i pari në këmbë dhe i ka uruar mirëseardhjen bukuroshes nga Prizreni. /Telegrafi/

Read Entire Article