“Në SPAK kallëzove Noc Rrokun, jo Olsin”/ Rama-Bardhit: Mirë bëre se do përfundoje si… Rri me kokën lart dhe gojën hap!

1 week ago 32
Reklamë

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë interpelancës me kryetarin e grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi se ndaj vëllait të tij nuk ka një kallëzim në SPAK. Rama tha se Bardhi ka patur frikë të kallëzojë penalisht Olsi Ramën duke theksuar se një denoncim i tillë mund të rezultonte i rremë.

Replika e Edi Ramës me Gazment Bardhin

“Një fjalë serioze tani për punën e krimit të organizuar. Zotërote je ai që iu the këtyre, shqiptarëve, kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën. Në fakt kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun, sepse kishte dërguar vetëm një informacion. Dhe mirë e bërë se ndryshe do përfundoje si Babalesalivani, që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së prerë. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do kemi edhe një ballafaqim tjetër bashkë, jo unë me ty kështu se ti je me kokën lart dhe me gojë hap e unë nuk ta hedh dot atë që ti merr nga atje lart por do ta kemi edhe një ballafaqim tjetër. Kokën lart, gojën hap, ekspertizën brenda, rrotullojeni në gojë dhe hajdeni pështyjeni këtu dhe pështymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm do ta keni më keq se në 1997.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article