Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse i cili fiton Eurovisionin – ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

4 months ago 12
Reklamë

Zvicra është shpallur shteti fitues i “Eurovision 2024”, përfaqësuar nga artisti Nemo me këngën “The Code”.

Artisti zviceran Nemo, është personi i parë jo-binar (i papërcaktuar në gjini) që fiton këtë konkurs, shkruan En As.

Jo-binariteti ose gjinia asnjanëse është një identitet gjinor që nuk përcaktohet ekskluzivisht si mashkull ose femër.

Nemo, i cili në mbrëmjen finale u pa duke marrë shumë 12 pikësha nga juritë profesionale të shteteve pjesëmarrëse, pas çdo rezultati u pa duke valëvitur një flamur me vija horizontale me ngjyrat e verdhë, e bardhë, vjollcë dhe e zezë – flamur i cili përfaqëson komunitetin jo-binar.

Ngjyrat e flamurit jo-binar kanë këto kuptime: vija e verdhë përfaqëson njerëzit që identifikohen jashtë binaritetit sgjinor mashkull ose femër (gjinia e caktuar në lindje), vija e bardhë për njerëzit multigjinorë, vija vjollcë për ata që identifikohen si një kombinim i mashkullit dhe femrës, ndërsa vija e zezë për njerëzit që ndjejnë se nuk kanë një gjini (agjinorë).

iolanda wearing a dress designed by a palestinian designer and nemo walking on stage with a non binary flag, love them #Eurovision pic.twitter.com/tuyX2LdtCL

— nika (@___nnikaa) May 11, 2024

Në nëntor të vitit 2023, Nemo doli hapur si jo-binar (i papërcaktuar në gjini) në një intervistë me median zvicerane SonntagsZeitung dhe deklaroi preferencën për të iu referuar atij me përemrat “ai”, “ajo” ose “ata” dhe “ato” në anglisht.

Në vendin e dytë u rendit Kroacia, gjersa në të tretin Ukraina. /Telegrafi/

Read Entire Article