Nën kryetari Bashkisë Kukës në SPAK/ Granit Gjana pyetet për tenderin për të cilin u arrestua Gjici

1 year ago 15
Reklamë

Një tjetër zyrtar publik është thirrur në Prokurinë e Posaçme Antikorrupsion këtë të premte.

Granit Gjana nënkryetari i Bashkisë së Kuksit është marrë në pyetje në lidhje me tenderin e sterilizimi të qenëve, për të cilin kryetari Safet Gjici është në burg.

Ky i fundit do të favorizonte vajzën me të cilën kishte dhe marrëdhënie intime për t’i dhënë asaj tenderin për sterilizimin e kafshëve në Kukës.

Por ky proces u zbulua pasi  u publikua video intime mes Gjicit dhe 40 vjeçares. Gjici dha dorëheqjen dhe tashmë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme. Ai ndodhet në burg, ndërsa vajza që u shfaq në videoskandal po hetohet në gjendje të lirë.

Read Entire Article