Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

4 months ago 5
Reklamë

Nëna e gjashtë fëmijëve, e cila jeton në një apartament komunal me dy dhoma, tregoi se si ia del kur bëhet fjalë për rregullimin e gjumit.

Ajo u detyrua të ishte kreative për të akomoduar veten dhe të gjithë fëmijët e saj në këtë apartament, transmeton Telegrafi.

Gruaja përdori aftësitë e saj dhe bëri një shtrat që paloset për t’u dukur si një dollap.

Në profilin e saj në TikTok, tregoi se si duket rutina e saj e mëngjesit.

Në video shfaqet duke hequr jorganin dhe jastëkët nga krevati dhe i vendos në dollapin sipër tij.

Ajo më pas hoqi çarçafin dhe batanijen e vendosur, përpara se të shtynte të gjithë shtratin (përfshirë dyshekun) lart në dollap.

Hapat e fundit ishin heqja e dy pirgjeve prej druri që shërbenin si bazamente shtrati. Kur e bëri, arriti ta kthente divanin në vend.

Shumë nuk do ta dinin as që shtrati ishte aty, pasi pjesa e jashtme përzihej me pjesën tjetër të dhomës së ndenjes. /Telegrafi/

@the.wisdom.family7 POV: YOU HAVE 6 KIDS IN A 2 BEDROOM COUNCIL HOUSE 🏠 #leeds #leedscitycouncil ♬ sonido original – songs ♡
Read Entire Article