Netanyahu lufton në dy fronte për mbijetesë politike

10 months ago 17
14:07 07/12/2023

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka strategji për luftën, por ajo që kërkon është të mbetet në pushtet.

Kështu shprehet një ekspert i shkencave politike nga Universiteti i Tel Avivit. Duke u përballur me një valë të madhe kritikash për dështimin e tij në inteligjencën për të zbuluar sulmin e 7 Tetorit, Netanyahu ka shmangur kryesisht vëmendjen ndërsa zhvillon një luftë me dy fronte, një kundër Hamasit dhe tjetri për mbijetesën e tij politike.

Profesor Uriel Abulof: Unë mendoj se ajo që lufta na ka treguar për gati dy muaj tani është se me të vërtetë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka asnjë strategji, por të mbetet në pushtet. Kanë kaluar pothuajse dy muaj dhe Netanyahu nuk e ka përshkruar me të vërtetë të nesërmen e kësaj lufte. Përtej kësaj, nuk ka asnjë vizion, as për Izraelin dhe as për atë që do të ndodhë me palestinezët.

Sipas Uriel Abulof rezultati i saktë i strategjisë së Netanyahut përça dhe sundo.

Profesor Uriel Abulof: Izraeli ka paguar çmimin shumë të shtrenjtë për këtë luftë. Pra, nëse Netanyahu nuk bën ndonjë lëvizje të jashtëzakonshme, për të çuar më tej paqen, mendoj se ai do të mbahet mend si lideri më i keq i Izraelit dhe ndoshta i popullit hebre.

Banorët në rrugët e Jerusalemit prej disa javësh protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme, ndërsa disa të tjerë që dëshironin që mandati i tij të përfundojë pas luftës.

“Do të doja një kryeministër të ri sepse mendoj se janë krijuar shumë ndjenja të këqija. Dhe mendoj se një perspektivë e re është një ide e mirë”.

“Netanyahu ndërsa është ende ulur  ka nevojë për njerëzit sepse fokusi i tij duhet të jetë fitimi i luftës. Mos u fokusoni në dështimet tani sepse jemi në luftë. Hapi tjetër do të jetë që pasi lufta të ketë përfunduar duhet t’i shikojmë gjërat nga një tjetër këndvështrim”.

Netanyahu, 74 vjeç, prej kohësh është mbështetur nga një ushtri që siguroi që hebrenjtë nuk do të vuanin më kurrë një Holokaust, por për shumë komunitete të cilat u bombarduan gjatë 7 tetorit ai sulm i kujton atyre Holokaustin.

Sulmi bëri që persona të armatosur palestinezë të Hamasit të hynë nga Gaza, duke vrarë 1400 njerëz, duke rrëmbyer 240 të tjerë. I njohur me pseudonimin e tij “Bibi”, Netanyahu po synon që të përfitojë nga kjo luftë për të shtyrë edhe gjyqin e tij teksa akuzohet për korrupsion.

Profesor Uriel Abulof: Për momentin, shumica dërrmuese e izraelitëve do të donin ta shihnin Netanyahun të largohet. Ai është ende kryeministër, ka kapacitetin të udhëheqë axhendën e luftës. Së dyti, Netanyahu ka një koalicion shumë të fortë, 64 anëtarë.

Duke u përplasur me gjeneralët, ai mund të shpresojë gjithashtu të shpëtojë reputacionin e tij përmes kthimit të pengjeve, ndërsa refuzon të pranojë përgjegjësinë që mund ta shtynte atë të jepte dorëheqjen.

Sipas analistëve kryeministri më jetëgjatë i Izraelit i ka mbijetuar shumë krizave politike, ka bërë disa rikthime dhe nuk ka nevojë të përballet me zgjedhje të tjera për tre vjet nëse koalicioni i tij mbetet në pushtet.

Klan News


Read Entire Article