Netanyahu miraton planet për aksion ushtarak në Rafah – aty ku jetojnë rreth 1.4 milion njerëz

7 months ago 11

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka “miratuar planet për veprim në Rafah”, tha zyra e tij në një deklaratë të premten.

“IDF po përgatitet për anën operacionale dhe për evakuimin e popullsisë”, citohet të ketë thënë zyra e Kryeministrit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Njoftimi pasoi një takim në Tel Aviv të kabinetit izraelit të sigurisë.

Megjithatë nuk kishte detaje të mëtejshme menjëherë.

Siç kujtojnë mediat, ka rreth 1.4 milion njerëz në Rafah në Gazën jugore, shumë prej të cilëve janë zhvendosur disa herë nga pjesë të tjera të Gazës.

Zyra e Kryeministrit tha gjithashtu se “Lidhur me pengjet – kërkesat e Hamasit janë ende qesharake”.

“Një delegacion izraelit do të niset për në Doha pasi Kabineti i Politikave të Sigurisë të diskutojë qëndrimin e Izraelit”.

Sipas raportimeve të mëhershme, Izraeli synon t’i zhvendosë palestinezët e zhvendosur nga Rafah në “enklava humanitare” në Gaza përpara çdo sulmi të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) në zonën e fundit të mbetur në Gaza që ushtria nuk e ka arritur ende, u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari.

IDF ka ndërmend të pushtojë Rafahun, tha ai, duke e quajtur atë “diçka që duhet të bëjmë”.

Por koha e sulmit varet nga “kushtet për ta lejuar atë”, ka thënë Hagari. /Telegrafi/

Read Entire Article