Neuer ribashkohet me grupin

1 year ago 21
23:56 28/08/2023

Portieri 37-vjeçar rinis stërvitjen me ekipin e parë, Bayern Munich vendos tjetër rekord në Bundesligë

Manuel Nojer është ribashkuar me ekipin e parë të futbollistëve të Bajern Mynihut pas më shumë se tetë muajsh.

Portieri gjerman ka kryer stërvitje individuale që nga Dhjetori, kur ai iu nënshtrua operacionit dhe pastaj fazës së rekuperimit pasi theu këmbën duke bërë ski.

Stafi teknik dhe ai mjekësor do të monitorojnë gjendjen e 37-vjeçarit, ndërkohë që vendin e titullarit në portë e ka mbajtur Svein Ulreish.

Ai ka qenë në fushë ndaj Leipzig, Verderit dhe kundër Ausburgut.

Ndërkohë që kampionët e Gjermanisë prezantuan edhe blerjen më të re për portën, Daniel Peretz. 23-vjeçari ka firmosur kontratë pesë vjeçare me klubin gjerman.

Detyra e trajnerit Toams Tuhel do të jetë që të zgjedhë për portën një mes Nojer, Ulrish dhe Peretz.

Në rastin e Nojer, ai do të përpiqet që të tregohet i matur, në mënyrë që të shmangë çdo pengesë të mudshme në rekuperimin e 37-vjeçarit.

Atmosfera te Bajerni është mjaft pozitive pas fitores së fundit në kampionat.

Skuadra bavareze ka vendosur një rekord të ri, duke u bërë klubi i parë në historinë e Bundesligës që shkon në kuotën e 4000 pikëve.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article