New York Times: Ja si u vra lideri i Hamas nga IDF

2 hours ago 19

Një autopsi e kryer nga autoritetet izraelite zbuloi se lideri i lëvizjes islamike palestineze Hamas, Yahya Sinwar, vdiq nga një goditje me armë në kokë. Kështu shkruan New York Times.

Dr. Chen Kugel, drejtor i Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore të Izraelit, i cili mbikëqyri procedurën, i tha gazetës se Sinwar fillimisht u plagos në krah nga predha, ndoshta nga një raketë ose tank. Më pas terroristi lidhi një kabllo elektrike rreth krahut të tij në dukje të improvizuar, por sipas Kugel “nuk ishte mjaft i fortë dhe parakrahu i tij u thye”. Megjithatë, ishte një e shtënë me pistoletë në kokë që e vrau atë, por sipas New York Times ende nuk është e qartë se kush e ka qëlluar, kur është shkrepur dhe çfarë arme është përdorur.

Sipas ushtrisë izraelite, vdekja e Sinwar ndodhi të mërkurën gjatë një patrulle rutinë vëzhgimi. Një grup ushtarësh po lëviznin nëpër qytetin e Rafahut kur u ndeshën me tre milici palestinezë. Trupat qëlluan me një tank në ndërtesën ku fshiheshin dy militantët dhe në një tjetër ku po strehohej Sinwar. Shtypi izraelit dhe zyrtarët ushtarakë thanë se nuk kishte asnjë informacion paraprak që tregonte praninë e liderit të Hamasit në zonë. Imazhet e lëshuara nga ushtria izraelite tregojnë Sinwar të mbuluar nga pluhuri i ulur në një kolltuk duke parë një dron ndërsa pajisja hyn në një shtëpi të shkatërruar nga sulmet. Në video, Sinëar është i vetëm, me dorën e lënduar rëndë dhe kokën e mbuluar me një shall tradicional, teksa hedh një shkop drejt dronit.

Read Entire Article