Nga lotët për babain te ngacmimet e futbollistëve, rrëfimi ndryshe i moderatores Trevisa Tufa: Visar Bekaj, më seriozi në punë

1 year ago 44
Reklamë

Ajo është e njohur prej vitesh si gazetare sportive, por prej dy vitesh ju e shikoni çdo ditë në ekranin e News24 të moderojë emisionin “Sport News”.

Trevisa Tufa, në një rrëfim për jetën jashtë ekranit zbuloi sfidat me të cilat duhet të përballet çdo ditë në një punë ku meshkujt janë në shumicë.

Moderatorja: A është e vërtetë që futbollistët e kombëtares, por jo vetëm janë shumë flirtues, apo mbetet në kuadrin e një paragjykimi?

Trevisa Tufa: Po është e vërtetë, të gjithë futbollistët flirtojnë me gazetaret, është një fenomen që ndodh në gjithë botën. Që nga mënyra sesi të kthen përgjigje pasi e kontaktoj për intervistë e kupton që është duke flirtuar. Nëse lë hapësira flirti, vazhdon, dhe nëse jo e lënë aty bisedën, nuk është se e tejkalojnë nëse personi tjetër nuk ka dëshirë. Por ka disa sportist që janë shumë serioz në punë, do të përmendja ish lojtarin e Tiranës, Visar Bekaj i cili më ka ndihmuar gjithmonë me korrektësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article