​Nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

1 year ago 26
Reklamë

Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut nga sot kanë pikat e përbashkëta të kalimit kufitar

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se sot e ka nënshkruar marrëveshjen e cila mundëson themelimin e pikave të përbashkëta Han i Elezit-Bllacë dhe Glloboqicë-Jazhincë”.

Sveçla ka shkruar se marrëveshja ka për qëllim thjeshtësimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.

“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”. Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve. Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare”, ka shkruar Sveçla.

Top Channel

Read Entire Article