Ngriti dronin mbi burgun e Burrelit, ndalohet autori i dyshuar

1 week ago 22
Reklamë

Policia ka ndaluar , autorin e dyshuar të ngritjes së një droni mbi ambientet e burgut të Burrelit.

Droni u konstatua nga punonjësit e sigurisë së burgut, ndërsa lidhur me ngjarjen nisën hetimet, ku u zbulua se autori i dyshuar ishte 36-vjeçari.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, menjëherë pas marrjes së njoftimit se mbi ambientet e IEVP Burrel, ishte konstatuar një mjet inteligjent dron, i cili u neutralizua nga punonjësit e sigurisë së burgut, kanë nisur menjëherë hetimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i hetimeve të kryera në bazë të inteligjencës policore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Mat, i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje,  shtetasi T. A., 36 vjeç, banues në Burrel”, njofton policia.

Ngjarja është ende nën hetim./vizionplus.tv

Read Entire Article