Ngriti në këmbë policinë pasi plagosi efektivin e Shqiponjave, 42-vjeçari pas arrestimit ‘kyç’ gojën para hetuesve

11 months ago 14
Reklamë

Një ditë pas arrestimit të tij nga policia, autori i dyshuar i plagosjes së efektivit të Shqiponjave, Klered Bozhanaj nuk ka pranuar që të jap shpjegime para hetuesive.

BalkanWeb mëson se 42-vjeçari nuk ka pranuar që të flasë për faktin se cilat ishin motivet që qëlloi mbi efektivin Edlir Alleshi. Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije se do 42-vjeçari që ngriti në këmbë policinë, pasi u arratis nga vendngjarja pas plagosjes së policit, do të merret sërish në pyetje.

Kujtojmë se mbi 600 policë u angazhuan për arrestimin e 42-vjeçarit, i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë, pasi dyshohet se ka pasur probleme me shëndetin mendor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article