Nicki Minaj ndalon Kanye West të publikojë këngën e tyre

9 months ago 16
Reklamë
11:33 17/12/2023

Kënga “New body” e vitit 2018 ishte planifikuar të lançohej të Premten

Nicki Minaj ka ndaluar Kanye West  të publikojë këngën e tyre të  titulluar “New Body” si pjesë e albumit të  tij të ardhshëm. Këngëtari amerikan do të publikonte  albumin i cili është në bashkëpunim me Dolla $ign.

 46-vjeçari postoi në  rrjetet sociale, një screenshot të një mesazhi që i kishte dërguar këngëtares , ku i kërkonte leje për të publikuar këngën.

Nuk vonoi shumë dhe Nicki Minaj u përgjigj për fansat e saj në rrjetet sociale duke u kujtuar atyre se nuk kishte aspak interest të publikohej një këngë e cila u zbulua nga fansat në vitin 2019.

Reperja e njohur theksoi ndër të tjera se ajo publikoi albumin  e ri “Pink Friday 2” javën e kaluar.

Edhe në shkurt të vitit 2022 artistja kishte paralajmëruar se kjo këngë ka të ngjarë të mos publikohej kurrë duke qenë se ky projekt muzikor u bë shumë viral në Tik-Tok.

Por refuzimi i Nicki Minaj ka shqëtësuar fansat e Kaney West të cilët do të duhet të presin edhe pak sa të dalë albumi i ri.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article