Nicole Kidman: Më thanë se isha shumë e gjatë për tu bërë aktore

8 months ago 13
Reklamë
13:00 16/01/2024

Aktorja ka rrëfyer pasiguritë që ka ndjerë në fillimet e karrierës

Shtatëdhjetë e dy filma, njëzet e dy shfaqje televizive dhe vlerësime të shumta tregojnë suksesin e pakontestueshëm të aktores Nicole Kidman.

Por 56-vjeçarja rrëfen se është ndierë e pasigurit në fillimet e karrierës pasi i është thënë vazhdimisht se ishte shumë e gjatë për të qenë një aktore e suksesshme.

Megjithatë, ylli i “Big Little Lies” ka rrëfyer se me kalimin e kohës është mësuar të vlerësojë faktin se është e gjatë.

Duke qenë nënë e dy vajzave ajo shpjegon se është munduar të bëjë një punë të mirë në rritjen e fëmijëve të saj nisur nga vështirësit me të cilat është hasur vetë.

“Ajo që u them vajzave të mia është se asgjë nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se si i lejoni njerëzit e tjerë që t’ju thonë “po” ose “jo” dhe nëse e pranoni këtë. Rezistenca e brendshme si qenie njerëzore, është superfuqia e vërtetë”, shpjegon aktorja.

Sa i përket projekteve të reja në fushën e kinematografisë Kidman aktualisht është duke xhiruar filmin e ri Babygirl.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article