Nicole Scherzinger zbulon planet për dy dasma ndërsa përgatitet të martohet me Thom Evans – me një ceremoni në Hawaii dhe një në Evropë

11 months ago 13
Reklamë

Nicole Scherzinger ka zbuluar planet e saj të dasmës me të fejuarin Thom Evans.

Ish-këngëtarja e “Pussycat Doll”, 45 vjeç, bëri të ditur lajmin se ish-lojtari i regbisë, 38 vjeç, i propozoi gjatë një udhëtimi në Vila Nova de Gaia në Portugali në qershor.

Në një intervistë të re për Sunday Times Culture, Nicole tha se dasma do të bëhet në Hawaii dhe do të drejtohet nga gjyshi i saj.

“Mirëpritja do të jetë diku në Evropë. Përtej kësaj as që kam menduar për asgjë”, tha ajo.

Nicole tha se jeta bashkëshortore me Thom do të ketë një bazë në Britani, por shtoi: “Udhëtojmë shumë dhe kjo më pëlqen”.

Nicole shpjegoi se të gjithë miqtë dhe familja e saj kanë pyetur ‘cili është plani?’ por ajo është fokusuar në projektin e saj të fundit të punës, i cili luan si Nroma Desmond në një produksion të ri muzikor të Sunset Boulevard.

“Jo, duhet të gjej Norma Desmond. Derisa ta gjej dhe ta hap këtë emision dhe të jem krenare për të, nuk po mendoj për asgjë tjetër”, u shpreh ylli.

Nicole dhe Thom njoftuan fejesën e tyre në fillim të këtij viti pas tre vitesh lidhje.

Ajo falënderoi ndjekësit e saj për mesazhet e tyre uruese pasi ajo dhe Thom shpallën fejesën e tyre muajin e kaluar.

Fotot e fejesës së Nicole në Instagram treguan momentin kur Thom u ul në një gju me unazën dhe momentin kur u përqafuan pasi ajo tha po.

Çifti u takua kur ai luajti në Celebrity X Factor në vitin 2019, me Thom që pretendonte se kishte ‘goditur xhekpotin’ me Nicole.

Ai zbuloi se flirtimi me krijuesin e hitit “Don’t Cha” as nuk e kishte në mendje pasi nuk mendonte se kishte një shans me të, por tha se thjesht kishte një ‘tërheqje të menjëhershme’ mes tyre.

Nicole nuk e ka fshehur dëshirën për t’u martuar dhe tha se shpresonte të gjente të duhurin që do të bëjë ‘qiejt të këndojnë’ në ditën e saj të dasmës.

Por ylli e ka pranuar në të kaluarën se ka qenë një ‘budalla për dashurinë’ dhe ka pasur një histori të turbullt takimesh me një sërë të famshëm – duke përfshirë Lewis Hamilton dhe Nick Cannon. /Telegrafi/

Read Entire Article