Nikolla takon Presidenten e Parlamentit të Bremen: Bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit dhe Landeve, rrugë për të afruar institucionet dhe bizneset

1 year ago 14
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi njw takim Presidenten e Parlamentit të Bremen, Antje Grotheer
Në kontekstin e bashkëpunimit me Bundestagun dhe parlamentet e Landeve të Gjermanisë, Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Landet Bremen dhe North Rhine- Wesfalia. Gjatë vizitës në Bremen, kryeparlamentarja shqiptare u takua me Presidenten e Parlamentit të Bremen, Antje Grotheer.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe dialogun intensiv politik të nivelit të lartë, Nikolla nënvizoi mundësinë dhe dobinë e bashkëpunimit me parlamentet e landeve. “Decentralizimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Landeve është një rrugë për të afruar më shumë institucionet, bizneset dhe njerëzit e vendeve tona. Bashkëpunimi me Bremenin, si një qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore e Gjermanisë, është me shumë interes. Bashkëpunimi i Kuvendit me Parlamentin e Landit do të nxisë edhe bashkëpunimin mes institucioneve të tjera si edhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar në fushat e energjisë, turizmit, telekomunikacionit, infrastrukturës, agrobiznesit, bashkëpunimin arsimor, kulturor dhe në sektorë të tjerë. Bashkëpunimi mund të përfshijë edhe mbështetjen e Landit ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e Procesit të Berlinit.”, nënvizoi Nikolla.

Presidentja e Parlamentit të Bremen, znj. Antje Grotheer, vuri në dukje se Parlamenti dhe institucionet e tjera të Landit mirëpresin bashkëpunimin me Kuvendin, institucionet dhe qytetet shqiptare. Përveç bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe nxitjes së investimeve, kryeparlamentarja Grotheer theksoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit mes deputetëve të rinj dhe parlamenteve rinore. Kryetarja Nikolla e ftoi Presidenten Parlamentit të Bremen, Antje Grotheer, për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article