Nis armëpushimi katërditor në luftën Izrael-Hamas, pritet të lirohen pengjet

10 months ago 41

Një pauzë katër-ditore në luftën midis Izraelit dhe Hamasit filloi në orën 7, sipas kohës lokale (6:00 sipas kohës në Evropë), dhe pritet të zgjasë të paktën katër ditë.

Nëse është i suksesshëm, do të shënojë pauzën e parë në pothuajse shtatë javë të luftës. Marrëveshja e përkohshme e armëpushimit përfshin gjithashtu lirimin e 50 grave dhe fëmijëve, nga rreth 240 personat e marrë peng nga Hamasi gjatë sulmeve të tyre më 7 tetor. Grupi i parë prej 13 pengjesh pritet të lirohen në orën 16:00 sot.

Në këmbim, Izraeli ka thënë se do të lirojë 150 gra dhe adoleshentë palestinezë të mbajtur në burgjet e tij. Pauza e luftës do të sjellë gjithashtu lehtësim për 2.2 milionë palestinezë në Rripin e Gazës.

Izraeli ka thënë se ky nuk është fundi i luftës, qeveria është zotuar të përfundojë misionin e saj për të eliminuar Hamasin dhe për të kthyer të gjithë pengjet.

Hamasi të cilin Izraeli, SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore e klasifikojnë si organizatë terroriste, ka thënë se marrëveshja do t’u japë palestinezëve kohë për t’u rikuperuar pas një sulmi intensiv ajror dhe tokësor izraelit ku kanë mbetur të vrarë më shumë se 14,500 njerëz.

Top Channel

Read Entire Article