Nis Kongresi Zgjedhor i PS-së/ Nga Asambleja e re, te fjala e Ramës, detaje nga axhenda

3 months ago 11

Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin Zgjedhor, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve. Selia rozë nuk ka shpërndarë një axhendë publike as për anëtarët e saj, por punimet e Kongresit do të jenë një miksim i punëve të partisë dhe ato të qeverisë së Edi Ramës.

Në këtë kongres do të votohet Asamble e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë. Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigranteve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit. Sakaq, në këtë kontekst, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve. Në një lidhje live për News24, gazetari Ergys Gjençaj tregoi detaje nga punimet e Kongresit të sotëm, ku do të zgjidhet dhe asambleja e re.

“Kongresi, sipas informacioneve do të ndahet në tre sesione, të cilat kanë të bëjnë me partinë dhe rienergjizimin e saj. Prej muajsh PS është përfshirë në rienergjergjizim, me synim të rritjes së anëtarësisë së kësaj force. Po ashtu do të prezantohet dhe platforma e re për zgjedhjet e deputetëve. Po ashtu me rëndësi është dhe fjala e kryesocialistit Edi Rama, që do të vërë theksin te riorganizimi i PS dhe qeverisja e kabinetit qeveritar. Fjalimi do të përqendrohet dhe te përgjigjet dhe platforma e PS-së për zgjedhjet e ardhshme. Rreth 10 minuta më parë mbërriti dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila në seancën e fundit parlamentare deklaroi dorëheqjen për arsye shëndetësore. Sot pritet të votohet Asambleja e PS-së. Nga asambleja do të dalë dhe kryesia e PS që do të mbajë një peshë të rëndësishme për zgjedhjet parlamentare. Të gjitha punimet e Kongresit pritet që të jenë live, dhe jo vetëm fjala e kryetarit të PS-së.”, tha Gjençaj.

Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja. Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article