Nis më 1 shtator viti i ri shkollor në Kosovë

1 year ago 25
Reklamë

Viti i ri shkollor 2023/24  në Kosovë do të fillojë më datën 1 shtator.

Edona Kutleshi-Maliqaj, zëdhënësja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka deklaruar për mediat e Kosovës, se procesi mësimor do të fillojë më datën 1 shtator (e premte).

“Viti i ri shkollor do të nis më datën 1 shtator, nuk do të ketë shtyrje. Së shpejti edhe ministrja do ta nënshkruajë udhëzimin administrativ “, tha ajo.

Viti shkollor 2022/23 ishte përmbyllur në muajin qershor, viti i kaluar shkollor ishte karakterizuar me protesta dhe disa pakënaqësi nga ana e mësimdhënësve.

SBASHK kishte pasur disa here ankesa drejtuar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Top Channel

Read Entire Article