Nisja e vitit shkollor, në Kosovë mungojnë librat: Shumë shkolla nuk kanë fare

1 year ago 16
Reklamë

“Beteja për dije nuk përfundon kurrë”, me këtë mesazh e uroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nisjen e vitit të ri shkollor.

 “Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin.  Beteja për dije nuk përfundon kurrë. Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor”, shprehet Osmani.

Por entuziazmin e kësaj dite e frenoi disi drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati e cila përcolli shqetësimet e saj lidhur me furnizimin e shkollave në ditën e parë të mësimit, duke pohuar se ka në disa prej tyre, nuk ka libra.

 “Deri më tani ka shumë shkolla që nuk kanë fare libra, por gjatë ditës do të kemi një raport më të plotë të cilën do të mund të ndajmë më gjithë juve në lidhje me furnizimin me libra në të gjithë shkollat”, ka thwnw Besiana Musmurati, drejtoreshe e Arsimit, Prishtinë

Musmurati shtoi se disa nga shkollat po mbajnë mësim me orar të shkurtër duke qenë se është dita e parë, ndërsa tregoi edhe për disa shkolla të Prishtinës, të cilat janë në renovim. Ajo preku dhe çështjen e dhunës në këto institucione arsimore si fenomen në rritje në të gjithë Kosovën, duke nënvizuar se do të investojnë për sigurinë e fëmijëve nëpër shkolla, si atë fizike, ashtu edhe përmes punësimit të  psikologëve.

Top Channel

Read Entire Article