Një bankomat i befasoi britanikët duke u dhënë para “falas”

10 months ago 38
Reklamë

Një bankomat “bujarë” ishte në qendër të vëmendjes së mediave britanike, pas historisë se “shpërndante para” tek kalimtarët e rastësishëm.

Një video nga East Ham, në lagjen Newham të Londrës, u publikua në platformën X, ku shohim një grup burrash jashtë një dege të NatWest.

Në të njëjtën kohë, dëgjojmë autorin e videos duke thënë, “ATM jep dyfish para në Main Street, East Ham”, raporton Daily Star.

Cash machine on East Ham High Street has gone rogue giving customers double cash 🤑👀 #IG1IG3 #EastHam pic.twitter.com/Pyzu7uG2VY

— INSTA: IG1IG3 (@Ig1Ig3) November 14, 2023

Supozojmë se njerëzit u mblodhën në bankomat për të marrë para “falas” dhe shumë komentues të rrjeteve sociale bënë shaka.

“A do t’u thotë dikush nga vijnë ato para?”, pyeti njëri dhe tjetri vazhdoi se “kur nesër ta kuptojnë se janë dyfish borxh në llogaritë e tyre, do të jetë e lumtur”.

Për momentin nuk dihet se sa autentike është videoja dhe nëse është e vërtetë, banka me siguri do t’i ngarkojë klientët për “gabimin” e bankomatit. /Telegrafi/

Read Entire Article