Deputeti socialist, Erion Braçe e konsideron një eveniment të rrallë mbajtjen e premierës “Në kuadër të dashurisë” në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
“Një gjë evropiane nga Top Channel si askush më parë ‘Në kuadër të dashurisë’”, ka shkruar Braçe.
Premiera e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i pari prodhim i Top Channel Films e mbajtur një natë më parë në Pallatin e Kongreseve” bëri bashkë personazhe të njohur të ekranit shqiptar.
Filmi me protagonist kryesor, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin u prit mes emocioneve të shumta, ku një numër i madh njerëzish iu bashkuan pritjes në tapetin e kuq, aty ku yjet e kësaj premiere parakaluan njëri pas tjetrit, ndërsa bënë edhe fotografi me fansat e tyre.
Për ata që nuk mundën ta shikonin mbrëmë, “Në kuadër të dashurisë” jepet sot dhe nesër në “Pallatin e Kongreseve”.
Top Channel