Një grua e shurdhër ka mbetur pa apartament – fqinjët u ankuan në polici për një arsyeje të çuditshme

7 months ago 23
Reklamë

Rasti i Cindy K. (37) nga qyteti gjerman, Halle ishte u bë temë e shkrimeve të mediave.

Një grua që ka qenë e shurdhër që nga lindja dhe jeton si qiramarrëse, do të humbasë apartamentin e saj pasi një fqinj raportoi se ajo ishte “shumë e zhurmshme gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale”, raporton bild.

Historia e pazakontë fillon me ankesën e një fqinji se Cindy dyshohet se “prish rendin dhe qetësinë”. Ata e raportuan te pronari (Halleschen Wohnungsgesellschaft – HWG).

Kompania fillimisht e paralajmëroi gruan dhe më pas ia anuloi kontratën e qirasë. Megjithatë, ky nuk ishte fundi, pasi çështja përfundoi në gjykatë.

Në çështjen civile, Cindy humbi, kështu që ajo u urdhërua të largohej nga apartamenti.

“Aktgjykimi është shpallur më 9 janar dhe është dorëzuar tri ditë më vonë. Nga kjo datë fillon afati katër javor i ankimimit”, tha zëdhënësi i gjykatës.

Gjatë gjykimit, fqinjët kanë paraqitur një “procesverbal të përpiktë” të targave të automjeteve të personave që kanë vizituar gruan.

“Burrat erdhën nga Cele, Dusseldorf, Hamburg, Harz, Zenftenberg…”, tha njëri prej tyre.

Një gazetar i BILD kontaktoi Cindyn dhe mori një përgjigje rreth rastit.

“Fillimisht u ankuan për lepurin, ndaj e largova. Fqinjët më ndjekin edhe kur bëj pazar”, pohoi ajo.

E pyetur për vizitat, ajo është përgjigjur se “nuk bëj seks me çdo mashkull që më viziton. Unë shes shumë gjëra në internet. Por, kur jam duke bërë dashuri, nuk mund të dëgjoj se sa e zhurmshme jam për shkak të paaftësisë sime”.

Ajo tregon se vendimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm dhe se nuk dëshiron të largohet nga banesa (ku jeton që nga viti 2015) dhe se do të ankohet. /Telegrafi/

Read Entire Article