Një informacion kyç u zbulua për “vdekjen e dyshimtë” të aktores së njohur të filmave për të rritur

4 months ago 5
Reklamë

Aktorja e filmave për të rritur dhe njëherësh modelja e njohur, Sophia Leone u gjet e vdekur më 1 mars të vitit 2024, në shtëpinë e saj në Albuquerque (New Mexico).

Vdekja e aktores 26-vjeçare nisi të hetohej fillimisht me dyshimin për një vrasje të mundshme ose grabitje që mund të ketë çuar deri në fatalitetin e saj, ndonëse detaje të reja për vdekjen e saj u bënë të ditura në SHBA, shkruan Marca.

Nëna e Sophia Leone raportoi se aktorja kishte probleme me alkoolin dhe mendime për vetëvrasje.

Kur policia gjeti trupin e aktores në apartamentin e saj, nëna e saj i njoftoi se nuk kishte dëgjuar nga Sophia për më shumë se 24 orë, dhe se ishte në dijeni të mendimeve për vetëvrasje dhe gjithashtu e dinte se ajo konsumonte pije alkoolike.

Policia, që një ekip ekspertësh për hetim të vrasjes në vendin e incidentit, është ende duke hetuar shkakun e vdekjes së aktore dhe e ka cilësuar atë një “vdekje të dyshimtë” pavarësisht se ka përjashtuar vrasjen.

Leone u lind në Miami më 10 qershor të vitit 1997 dhe debutoi si aktore e filmave për të rritur në moshën 18-vjeçare.

Read Entire Article