Një javë pas sulmit në Veri, Policia e Kosovës vazhdon hetimet në Banjskë

11 months ago 29
Reklamë

Edhe një javë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Policia e Kosovës po vazhdon të kryej ende hetime në zonën malore të Banjskës në Zveçan. Hetime janë duke u kryer edhe sot. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Po është duke vazhduar po bëjmë pastrim të terrenit. Do të shohim nëse do të gjendet diçka”, ka thënë Elshani. Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiçit – të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës.

Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiçit – të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës. Si pasojë e sulmit terrorist të 24 shtatorit mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë edhe tre sulmues.

Policia e Kosovës ka gjetur sasi të konsiderueshme të armatimit në këtë zonë edhe më 30 shtator, përfshirë këtu: raketahedhës (zolla), armë të gjata dhe pajisje të tjera ushtarake, si jelekë anti-plumb etj. Përgjegjësinë për sulmet në Banjskë e ka marrë Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article