Një kamion pa targa ende në vendngjarje, News24 në Manastirin e Banjskës, si paraqitet situata në Veri të Kosovës

11 months ago 31
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

News24 ndodhet sot në Manastirin e Banjskës, ku ndodhi sulmi ditën e diel, teksa persona të armatosur qëlluan me armë në drejtim të Policisë së Kosovës dhe për pasojë humbi jetën një efektiv. Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24, tregoi se situata aktualisht është e qetë.

Sakaq, nga pamjet e transmetuara nga News24, shihet ende në vendngjarje një nga kamionët pa targa që bllokoi rrugën ditën kur ndodhi agresioni. “Tentuam që të hyjmë në ambientet e brendshme të Manastirit të Banjskës, por nuk na është përgjigjur askush.”, -tha Lala, ndërsa sqaroi dhe rrugën që kanë ndjekur terroristët ditën e ngjarjes. Anëtarët e grupit të dyshuar, pasi i janë afruar një sere, kanë ecur përgjatë një rruge tjetër për rreth 15 minuta.

“Fshati është thuajse i banuar 100% nga serbë, ata nuk japin përgjigje dhe refuzojnë të flasin. Është duke u krehur e gjithë zona, pasi ka dyshime të forta që janë vrarë të paktën 7 anëtarë të dyshuar të grupit paramilitar të Milan Radojçiç, ndërsa 6 të tjerë dyshohet se janë të plagosur. Prokuroria Speciale ka arrestuar disa persona dhe i ka lënë në paraburgim. Kjo ngjarje u shënuar pas protestave në veri të Kosovës, për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe kryetarëve shqiptarë në krye të komunave.”, tha mes të tjerash Lala.

Kujtojmë se nga sulmi i së dielës humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku si dhe u vranë 4 terroristë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article