Një kasolle e tërë u gjet në një rrugë të Kalifornisë – askush se di se si përfundoi aty

10 months ago 24
Reklamë

Policia në Kaliforni mbeti e habitur kur një kasolle e tërë u gjet e braktisur në një rrugë të qytetit.

Reklama

Departamenti i Policisë Irwindale tha se struktura e braktisur ishte në një gjendje të rrënuar, transmeton Telegrafi.

Policia tha se nuk ishte në gjendje të gjente prova si video nga kamerat e sigurisë për të gjetur se si kasollja përfundoi në rrugë.

“Një telefonues anonim raportoi se një shtëpi që në dukje ra nga qielli dhe përfundoi në mes të një prej rrugëve të qytetit tonë”, tha policia në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Read Entire Article