Një konkurrente shqiptare në “The Voice Australia”, reagimi epik i Rita Orës, shkon të takojë prindërit e 16-vjeçares

1 year ago 32
Reklamë

“The Voice Australia” u përfshi nga emocione të papërshkrueshme gjatë edicioneve të fshehta.

Në mesin e konkurrentëve pjesëmarrja ishte një talent me prejardhje shqiptare, Sihana Haxhinikaj.

16-vjeçarja mahniti jurinë teksa performoi këngën “Nothing Breaks Like a Heart” të artistes Miley Cyrus.

Kur konkurrentja tha se është nga Kosova, ylli i muzikës e entuziazmuar u shpreh se edhe ajo është nga i njëjti vend.

“Nga atje jam edhe unë, nuk ka mundësi, je rritur këtu, o zemër si jeni, mirëmbrëma”, ka thënë Rita në shqip.

Rita e entuziamuar shkoi të takonte edhe familjarët e konkurrentes në prapaskenë.

 “Sihana ishte diçka e papritur, ajo është nga vendi ku unë kam lindur, Kosova, Atje nga jam unë nuk ka shumë, prandaj ne jemi të gjithë si familje disi, kur e shoh dikë i thua menjëherë përshëndetje, prandaj edhe ajo është e afërt për mua”, u shpreh artistja.

Top Channel

Read Entire Article