Një lopë në Brazil u lind me gjashtë këmbë, edhe pas një viti gëzon shëndet të plotë

10 months ago 28
Reklamë

Një lopë në Brazil ishte lindur me gjashtë këmbë duke sfiduar të gjitha shanset.

Lopa me gjashtë këmbë u lind vitin e kaluar në fermën e Divino Paulo në qytetin Edeia, dhe vetë Paulo kishte mbetur i shokuar, transmeton Telegrafi.

Veterinarët parashikuan që i porsalinduri nuk do të mbijetonte gjatë, por, tani, më shumë se një vit më vonë, lopa është mirë.

Veterinaret fillimisht ishin të shqetësuar për shëndetin e kafshës dhe nuk mendonin se do të mbijetonte për shkak të gjendjes së saj, tha fermeri. Por ka vazhduar të bëjë një jetë normale.

Duke folur për gazetën braziliane Globo, Paulo tha se ai e ka quajtur lopën Gambiarra. /Telegrafi/

Read Entire Article