Një memorial dhe Fondacioni “Maradona”, në Buenos Aires më 2025…

1 month ago 33

Pothuajse katër vjet pas zhdukjes së Maradonës, fëmijët e tij njoftuan të enjten nisjen e një fondacioni “Maradona”, për të “nderuar trashëgiminë” e idhullit të futbollit argjentinas, i cili vdiq më 25 nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare.

“Ne duam që babai ynë të jetë afër dashurisë së njerëzve dhe të plotësojë dëshirën e kujtdo që dëshiron t’i sjellë një lule,”- shpjegoi vajza e tij Dalma gjatë një prezantimi privat të transmetuar në YouTube.

Memoriali M10, i planifikuar të hapet në vitin 2025, do të vendoset në një strehë në zemër të Buenos Aires, në zonën turistike të portit të vjetër Puerto Madero.

Priten një milion vizitorë çdo vit

Me një sipërfaqe të mbuluar prej 1000 m², ky memorial, i menduar si një “vend takimi, admirimi dhe homazhi”, do të jetë në gjendje të mirëpresë një milion vizitorë në vit, sipas faqes m10memorial.com.

Qasja në të do të jetë falas për argjentinasit, por ata mund të bëjnë një donacion për Fondacionin, i cili do t’i lejojë ata të vendosin foton e tyre në një “mur trashëgimie” për 120.000 pesos argjentinase (112 euro).

Fondacioni, nga ana e tij, lindi nga dëshira për “të bërë homazhe, për të ruajtur trashëgiminë e tij, për të mbajtur gjallë gjurmën e tij”,- deklaroi Dalma Maradona e përlotur. E kryesuar nga kjo e fundit, Fondacioni do të bashkojë gjithashtu Gianinna, Diego Junior, Jana dhe Diego Fernando, fëmijë të tjerë të njohur nga Maradona, nga tre marrëdhënie të ndryshme.

Në fillim të tetorit, drejtësia argjentinase autorizoi transferimin e eshtrave të Maradonës, të cilat shtrihen në një varrezë në Bella Vista në periferi të kryeqytetit argjentinas, në këtë memorial të ardhshëm, për të lehtësuar homazhet nga argjentinasit dhe turistët për kampionin e botës të vitit 1986.

Read Entire Article