Një mesazh me AI me zërin e Bidenit iu bëri thirrje banorëve të mos merrnin pjesë në votimin e zgjedhjeve primare në New Hampshire

7 months ago 21
Reklamë

Një mesazh telefonik i modifikuar me Inteligjencë Artificiale për të imituar zërin e presidentit amerikan Joe Biden, iu bëri thirrje banorëve të New Hampshire të mos merrnin pjesë në votimin e zgjedhjeve për kandidatë të mbajtura të martën.

Mesazhi i rremë telefonik përmes audios, u shpërnda tek votuesit e shumtë në New Hampshire, transmeton Telegrafi.

Aty thuhej kinse Biden iu bëri thirrje banorëve që “ta ruanin votën e tyre për zgjedhjet e nëntorit”.

Thirrja ishte bërë përmes numrit të Kathy Sullivan-ish-kryetares së Partisë Demokratike- dhe ajo paralajmëroi autoritetet, duke thënë se ishte një “ndërhyrje e drejtpërdrejtë në zgjedhje dhe një përpjekje për të ngacmuar atë dhe votuesit e tjerë të New Hampshire”.

Nuk dihet se sa njerëz pranuan këtë thirrje, por një zëdhënës i Sullivan pretendoi se ishte të paktën një mori prej tyre.

Paralajmërime të shumta ka pasur për keqpërdorimin e Inteligjencës Artificiale dhe videove të montuara apo të ashtuquajturat deepfakes, e sidomos tani afër zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.

Startupi i njohur për AI, OpenAI, ditë më parë pati thënë se do të aktivizojë mekanizmat për të luftuar pikërisht këto rreziqe.

Të martën u mbajtën zgjedhjet primare presidenciale në New Hampshire, aty ku njerëzit duhet të votojnë se kush duhet të jetë kandidat i partisë për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor. /Telegrafi/

Read Entire Article