Një nga emrat kryesorë të mafies ballkanike! Lirohet dhe riarrestohet në Portugali kunati i Ervis Martinajt

2 hours ago 25

52-vjecari Arben Kacorri, kunati i Ervis Martinajt, është liruar nga burgu në Portugali ku ndodhej prej korrikut të këtij viti. Por liria e tij ka zgjatur shumë pak pasi është arrestuar sërish. Lajmi bëhet i ditur nga mediat portugeze, sipas së cilave Kacorri është liruar pasi është tejkaluar afati maksimal i paraburgimit, 60 ditë, i parashikuar në një urdhër arresti europian. Por ai është vënë sërish në pranga nga policia gjyqësore portugeze.

Kacorri, sipas mediave portugeze, një nga emrat kryesorë të mafies ballkanike, jetonte prej 11 vitesh në një ndërtesë luksoze në Parque das Nações, Lisbonë deri sa u arrestua në korrik. I dënuar në Itali me gati 22 vite burg për vrasje, Kaçorri kaloi pa u vënë re, duke mos e ndalur asnjëherë veprimtarinë e tij kriminale. Në të njëjtën ndërtesë, vetëm një kat më lart, jetonte portugezo-braziliani Ícaro Leddy Gouveia (i cili ka edhe pasaportë holandeze), 48 vjeç, operativ i Mocro Mafia, e njohur si mafia marokene, por që vepron kryesisht në Holandë.

Së bashku, të dy burrat drejtuan një rrjet kushtuar trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili operonte në Portugali dhe Holandë. Dhe gjithçka ishte vendosur dhe koordinuar nga ajo ndërtesë.

Policia Gjyqësore (PJ), nëpërmjet Njësisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikut të Drogës (UNCTE/PJ), ka zbërthyer organizatën kriminale. Në një deklaratë, PJ shpjegoi se operacioni – të cilit iu dha emri “Labirinto” – “u krye njëkohësisht në të dy vendet dhe lejoi çmontimin e infrastrukturës së grupit të krimit të organizuar të akuzuar për trafik droge, pjesëmarrje në një organizatë kriminale, rrëmbim dhe pengmarrje”.

Në maj të vitit 2009, Arben Kacorri, dënua në Itali me 21 vjet e tetë muaj burg për vrasjen e rëndë të bashkatdhetarit të tij Fatmir Kala në Firence, si dhe për armëmbajtje pa leje. Dënimi u bë i parevokueshëm në tetor 2010, pasi ankesa e tij (e fundit) u rrëzua. Por autoritetet italiane nuk kanë mundur asnjëherë ta lokalizojnë Kaçorrin në mënyrë që ai të vuajë dënimin. Shqiptarit iu dha edhe një falje për tre vjet, por për atë krim do t’i duhet të vuajë 18 vjet e tetë muaj burg. Mbi bazën e këtij dënimi u arrestua në Portugali./CmJornal/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article