Një parti e re në radhët e opozitës? Alibeaj: Këto janë 3 kushtet për t’u bashkuar me ne

2 days ago 51
Reklamë

Deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e “Open” ka folur mbi mundësinë e krijimit të një partie të re në radhët e opozitës, si një alternativë e Partisë Demokratike.

Alibeaj u shpreh se ka tri kushte të cilat bashkojnë deri tani 5 deputetë të Parlamentit, atë vetë, Açkën, Agalliun, Shehin dhe Jakupllarin.

“Së pari mbështetja pa komente ndaj drejtësisë, SPAK-ut. Sjellja politike që do mbajmë është mbështetja e plotë e drejtësisë së re. Së dyti, ri gjetja e raporteve që opozita duhet të ketë me ndërkombëtarët. Opozitat në këtë vend e kanë pasur të nevojshme historikisht. Së treti, jo vetëm ne por të tjerë jashtë parlamentit, do bëjmë atë që është e mundur për të siguruar listat e hapura, pra shqiptarët të zgjedhin deputetët e tyre”, u shpreh Alibeaj.

Ai shtoi se do të ketë një parti të re pasi është e vetmja mënyrë për të garuar në zgjedhje, ndërsa ende nuk ka një grup parlamentar.

“Nuk ka të bëjë me një parti të re të Alibeajt. Ka një projekt dhe do të ketë një projekt, por nuk jam dakord me një entitet apo parti të një individi. Po të jetë për parti indiviudale ka plot. Pyetja është për cilët? Për ata që kanë pasur një kurs politik ndryshe nga ajo që ka bërë Sali Berisha. Në opozitë ka dy segmente, njëri është pranë Berishës. Tjetri është një grupim që na bashkojnë këto çështje bazike, më e rëndësishmja listat e hapura. Kushdo nga kolegët deputetë, dhe jo vetëm por edhe persona të tjerë politikë jashtë parlamentit, do të ketë mundësinë.

Thirrja do të dukej një fjalë e madhe, por hapësira për të ndërmarrë një sakrificë, që u shkon gjithë shqiptarëve që besojnë te 3 pikat tona të përbashkëta. E katërta, po e shtoj këtu, nuk na lidh asgjë as me Ramën as me Berishën. Nuk jemi ende grup parlamentar sepse rregullorja ka disa pika të vetat. Rrafshi tjetër është krijimi i një entiteti të ri politik, është mënyra e vetme për prezantimin në zgjedhje”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article